E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lyoni kërkon shërbimet e Anderson

Sipas agjentit të Anderson, mesfushori i Manchester United është duke u kërkuar nga klubi francez Lyon.

E ardhmja e Anderson në Old Trafford ka qenë subjekt i spekulimeve pasi ai u la jashtë ekipit për dy ndeshjet e fundit të United. Së fundi edhe agjenti i tij ka bërë të ditur se 21-vjeçari mund të jetë në rrugë për të kaluar në Ligue 1.

"Jemi duke punuar në disa autorizime me United. çështja mund të zgjidhjet këtë fundjavë", ka thënë agjenti i tij për "The Sun".

Pritet që United të kërkojë portierin shumë të vlerësuar Hugo Lloris të përfshihet në marrëveshjen e cila do ta shohë Anderson të lëvizë në kahe të kundërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›