E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa nga Juventus, Benitez: Jam i kenaqur tek Liverpuli

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez ka bere te ditur se ndjehet krenar per faktin qe kerkohet nga Juventus, megjithse e konfirmon veten te lumtur ne kampionatin anglez. Trajneri spanjoll po kalon nje sezon te veshtire me Liverpulin, pasi skuadra e tij ka dale nga gara per titull, nderkohe qe eshte eliminuar nga Liga e Kampioneve, Kupa e Liges dhe Kupa e Mbretereshes. Kjo ecuri negative ka tronditur pankinen e Benitez, qe tashme eshte ne krye te listes te drejtueseve te Juventusit, qe per gjashte muajt e ardhshem i kane besuar skuadren Alberto Zaccheroni.

“Mendoj se kur je trajner dhe kur kerkohesh nga nje klub i madh si
Juventus, duhet te jesh krenar. Por une jam shume i kenaqur ketu te
Liverpuli. Po ashtu jam i lumtur ketu dhe dua te bej punen time ne
menyre me te mire”, ka bere te ditur Rafael Benitez.

Sipas mediave italiane, presidenti i Juventusit Jean-Calud Blanc eshte
takuar me teknikun spanjoll dhe i ka bere atij nje oferte konkrete me
3.5 milione euro ne sezon. Por Benitez ka thene se keto jane vetem
spekulime mediatike. “Nuk jam takuar me asnje perfaqesues te Juventusit.
Keto jane spekulime dhe une nuk kam ndermend ti komentoj”, ka
perfunduar Rafael Benitez.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›