E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i formatit shkakton “sherr” mes klubeve

Nuk ka akord mes drejtuesve të klube-ve edhe kur vjen puna te gjëra që u përkasin direkt atyre.Në mbledhjen e programuar dje në ambientet e FSHF-së mes 14 klubeve që marrin pjesë në Superiore për 2012-2013, më shumë se çdo gjë, mbizotëroi mentaliteti përçarës. Ndërkohë ideja e zhvillimit të një kampionati me më pak skuadra duke rritur cilësinë dhe profesionalizmin, kjo edhe për shkak të kushteve në të cilat ndeshet futbolli shqiptar, dukek se është ende shumë larg. Pika e parë në diskutim: ndryshimi i strukturës për sezonin 2013-2014, nga 14 skuadra në 10, hasi në kundërshtitë e klubeve të ashtuquajtura të vogla, të cilat shohin rrezikun e zbritjes një kategori më poshtë. Përfundimi i kësaj mbledhjeje, në të cilën nuk munguan debatet e ashpra, që fatkeqësisht kaluan edhe në qëndrime personale, tregoi edhe një herë që klubet shqiptare jo vetëm që nuk janë gati për të shkuar drejt një lige profesioniste, por janë krejtësisht të varura nga FSHF-ja, së cilës nuk janë të afta t`i bëjnë oponencë edhe kur kjo është e nevojshme. Por, ajo që të bën më shumë të dyshosh në marrjen e një vendimi të tillë, është fakti se për sezonin e ri, pra 2012-2013, i bie që të bien nga Superiorja pesë skuadra dhe një tjetër të luajë ndeshje “play-out”. Pritet të bëhet i ditur sot nëse Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit do të marrë një vendim të tillë, i cili do “prekë” shumë skuadrat që luajnë për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›