E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkiaku Tushe:Jam i vendosur per ta mbeshtetur futbollin

Nga Julian Kasapi

Numri 1 i skuadrës lushnjare, Fatos Tushe, thekson se çdo gjë do të marrë drejtim pas analizës. Ai thekson se do të qëndrojnë vetëm ata që e meritojnë

Në Lushnjë të gjithë janë të interesuar për fatin e skuadrës së futbollit, pas dështimit të sezonit të fundit, ku kjo skuadër u mund në play-off nga Apolonia. Një shans i madh i humbur nga verdhejeshilët për kthimin në Superligë, ndërkohë që sezonin e ardhshëm gjërat vështirësohen, sepse në Kategorinë e Parë janë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar si Dinamo, Partizani, Elbasani etj.

Lushnja ka qenë ndër skuadrat më korrekte në lidhje me pagesat, pasi futbollistët i kanë pasur të gjitha të garantuara, rrogat dhe shpërblimet. Gjithçka ka qenë e miratuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit, por në këtë drejtim janë angazhuar edhe faktorë të tjerë.

Kreu i bashkisë së qytetit, njëherazi edhe president i Lushnjës, Fatos Tushe, konfirmon vendosmërinë e tij për ta mbështetur maksimalisht futbollin edhe sezonin eri, krahas sporteve të tjera, që po ringrihen në këtë qytet.

Kemi lëvruar shuma të konsiderueshme për futbollin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, – thekson fillimisht presidenti Fatos Tushe, i cili nuk ka lënë pa prekur edhe pjesën e përgjegjësisë.

Gjatë sezonit të fundit u kemi krijuar futbollistëve kushte mjaft komode dhe nuk di të jetë ankuar ndonjëri. E them me vendosmëri se në Lushnjë do të qëndrojnë ata fuftbollistë, të cilët e meritojnë dhe nuk do të këtë tolerime. Brenda kësaj jave mund të zhvillohet analiza e kampionatit që lamë pas dhe më pas to të vendosim për të ardhmen, – ka thënë më tej presidenti i Lushnjës.

Në fund ai ka shtuar: Nuk janë të gjithë të aftë futbollistët e Lushnjës ta ndjejnë fanellën që mbajnë veshur. Nga fjalët e presidentit Fatos Tushe kuptohet se grupi që mbylli kampionatin e fundit do të ketë ndryshime.

Ai ka lënë të në kuptohet se nga Lushnja mund të largohen ata që nuk e kanë justifikuar besimin e stafit drejtues dhe atij teknik, kurse në krahun tjetër mund të ketë afrime, por që do të jenë futbollistë vërtet cilësorë, të cilët do ti shërbejnë skuadrës myzeqare për tu ngjitur në Superligë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›