Nanit i pëlqen Mourinho

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 15:10
Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani ka pranuar se dëshiron që një ditë të punon me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.
Ylli portugez spekulohet me largim nga Old Trafford ndër si destinacion i ardhshëm për të është përmendur edhe Spanja.
“Jam i kënaqur në Manchester United por më vjen mirë kur dëgjoj për interesimin e klubeve tjera. A do të më pëlqente të punoj me Mourinhon? Po, por për momentin jam i kënaqur në Manchester United. Ishte një sezon shumë pozitiv për klubin dhe edicioni më i mirë i imi në shkallën personale”, tha Nani për mediet portugeze.