Emanuelson nuk largohet nga Milani

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 20:36
Mesfushori holandez, Urby Emanuelson ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani gjatë kësaj vere.
Emanuelson, 24 vjeç, iu bashkua Rossonerëve nga Ajaxi në janar, por bëri vetëm nëntë paraqitje të ligë, duke zgjuar spekulime se mund të largohet nga klubi.
Mirëpo, ka ardhur reagimi nga futbollisti. “Pse duhet të largohem nga Milan? Nuk jam futbollist i cili largohet pas vetëm gjashtë muajve. Dua të jem pjesë e ekipit në këtë cikël të ri”, tha Emanuelson për Gazzetta dello Sport.