E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas në shitje

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 19:34

Fiorentina është e gatshme të shesë mbrojtësin Juan Manuel Vargas. Reprezentuesi peruan spekulohet se kërkohet nga Liverpool dhe Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ndërsa e përditshmja italiane La Nazione ka njoftuar të hënën se Fiorentina është e gatshme ta shesë futbollistin dhe do të vlerësojë ofertat nga 15 milionë euro.

Vargas, i cili mund të luajë në pozita të ndryshme në krahun e majtë, iu bashkua Fiorentinës në vitin 2008 nga rivali i tyre nga Serie A, Catania.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›