E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzsudzsak në Anzhi

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 17:05

Mesfushori i PSV Eindhovenit, Balazs Dzsudzsak është transferuar te skuadra ruse Anzhi Makhachkala në kontratë katërvjeçare, ka njoftuar klubi nga Eredivisie.

Dzsudzsak spekulohej se kërkohej nga klube të mëdha evropiane, por vendosi t’i bashkohet Anzhit për afro 13 milionë euro.

“Klubi ka synime të mëdha, ata duan të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve”, tha Dzsudzsak. Kapiten i Anzhit është ish mbrojtësi i Real Madridit, Roberto Carlos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›