E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Berisha e ka të pamundur të konkurrojë me opozitën e bashkuar

Fatos Nano

Lëvizja Nano, në një reagim për median, duke uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për festën e Pavarësisë, akuzoi Kryeministri Berisha se po spekulon me luajalitetin e tij ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Fatkeqësisht ne vërejmë se Kryeministri Berisha vazhdon të spekulojë me kinse luajalitetin e tij ndaj SHBA dhe partnerëve të tjerë europianë, ndërkohë që ai në të vërtetë është treguar kokëfortësisht i paaftë dhe i pavullnetshëm për të kryer këto detyra të shtëpisë, ndaj vazhdon ti lërë partnerët amerikanë me këshillat dhe programet e tyre për Shqipërinë prapa derës dhe prapa listës! Shembulli më i fundit, pas inercisë shumëvjeçare të regjimit të Berishës, është zgjedhja e Presidentit dhe vazhdimi i ngërçit të reformave për statusin e kandidatit në BE në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve. Lëvizjes Nano, duke sulmuar kreun e Ekzekutivit, thekson se regjimi i Berishës e ka dërguar vendin në buzë të greminës. Sali Berisha e ka të pamundur të konkurrojë me opozitën e bashkuar në vend. Bashkimi i opozitës është domosdoshmëri politike dhe historike në mënyrë që në të gjithë faktorët dhe aktorët opozitarë së bashku ta rikthejmë Shqipërinë në axhendën e zhvillimit dhe integrimit të shëndetshëm. opozita e bashkuar i ka të gjitha mundësitë që ti fitojë zgjedhjet e vitit 2013″, përfundon deklarata e Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›