Asambleja e OSBE-së në Monako,Topalli: Mbahet në Tiranë, në tetor

Në fillim të muajit tetor në vendin tonë pritet të mbahet sesioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ky fakt është pohuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë punimeve të kësaj Asambleje që po mbahet në Monako në takimin me temë “OSBE, rajoni në ndryshim”.
Ky moment është cilësuar nga zonja.Topalli si historik, pasi përkon me Presidencën që Shqipëria ka në Këshillin e Evropës, por edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në punimet e Sesionit të 21 vjetorit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, morën pjersë 320 parlamentarë nga 56 vende të botës, përfshirë Europën, Azinë dhe Amerikën e Veriut.
Gjatë punimeve të sesionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Monako, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime me përfaqësues të shumë vendeve anëtare të OSBE-së, mes të cilëve edhe përfaqësuesit e SHBA.
Ndërkohë në kuadër të organizimit në Tiranë të sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare, në punimet e sesionit parlamentar të Monakos, u hap dhe një stendë e veçantë promocionale për Shqipërinë turistike.