E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në PS ka biznesmenë, në PD Kryeministri e ministrat bëjnë biznes

Kreu i PS, Rama

Kreu opozitës, Edi Rama, iu përgjigj menjëherë dje deklaratave të Kryeministrit Berisha të bëra gjatë mbledhjes së qeverisë. Përmes adresës së tij në rrjetin social Twitter, Rama e akuzoi kreun e maxhorancës se shpreh ligësi ndaj deputetëve socialistë, të cilët i përgojon me pa të drejtë, duke mos treguar respekt për opozitën në tërësi. Këshilli i miliarderëve në PS nuk do heqjen e imunitetit, deklaroi Kryeministri. Sipas Ramës, kjo është një ligësi e gjallë, pasi PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht, edhe për veten. Në vijim të reagimit të tij, kryetari socialist, i ktheu përgjigje Kryeministrit edhe ndaj akuzave të tij në adresë të deputetit socialistë të qarkut të Shkodrës, Tom Doshi. Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS-së. Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi?! Kjo është një gënjeshtër!, shkruan Rama, duke kujtuar se Tom Doshi është pa imunitet, me votën e tij e tonën. Në reagimet e tij në vijim ndaj deklaratave të kryeministrit, Rama kund-ërshtoi kreun e ekzekutivit duke thënë se në demokraci biznesi ka të drejtë të përfaqësohet dhe në politikë. Jetojmë në një sistem ku sipërmarrja e lirë është themeli dhe ka të drejtë të përfaqësohet, po ku qeveria smund të kthehet kurrë në biznes!, shkruan Rama në adresën e tij në Twitter. Kreu socialist në reagimet e tij akuzoi maxhorancën dhe qeverinë se ministrat e saj dhe kryeministri bëjnë biznes me politikën. Dhe më e rëndësishmja: Në PS ka disa biznesmenë që janë deputetë, në PD ka një kryeministër dhe ministra që bëjnë biznes! Ky është dallimi kuptimplotë!, shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›