Volfarth: Largoni interesat vetjake, përfundoni reformën zgjedhore

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë u shpreh sot në konferencën "Trashëgimia zgjedhore evropiane" se reforma zgjedhore është një provë për Shqipërinë dhe për këtë prezenca e OSBE-së i ka mëshuar me forcë përmbushjes se plotë të të gjitha standardeve zgjedhore ndërkombëtare.
“Deri tani është bërë një punë e madhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mendoj se një përfundim në kohë i reformës nevojitet që edhe KQZ të ketë kohë të bëjë përgatitjet e duhura në mënyrë të efektshme", u shpreh Volfarth.
Përmbushja e kësaj detyre, theksoi Volfarth, "kërkon që udhëheqësit politikë të lënë mënjanë interesat partiake e vetiake dhe të vënë në plan të parë vendin dhe të nderojnë besimin që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë".
“Zgjedhjet e lira e të ndershme i japin çdo shoqërie moderne, demokratike, legjitimitetin e saj themelor. Përmes pjesëmarrjes së tyre fizike në ditën e zgjedhjeve votuesit janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik, se kush duhet t'i përfaqësojë dhe kush duhet të miratojë ligje e t'i kërkojë llogari qeverisë së radhës", tha Volfarth.
Sipas tij, investimi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme është edhe një investim për stabilitetin politik dhe paqen sociale të një vendi.
“Fusha e zgjedhjeve mbetet një fushë e rëndësishme partneritetit midis OSBE dhe Këshillit të Europës. Këshilli i Europës, përmes Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR, ka një traditë të gjatë dhe krenare bashkëpunimi të ngushtë, e cila kombinon asistencën zgjedhore me vëzhgimin e zgjedhjeve", tha ai.
Siç e dimë, vijoi Volfarth, "opinionet e tyre të përbashkëta për pjesë specifike të legjislacioneve vendase për zgjedhjet, kanë ndihmuar shumë vende të hartojnë dhe të zbatojnë ligjet e tyre zgjedhore në përputhje me parimet e përcaktuara në kodin e praktikave të Komisionit të Venecias për çështjet zgjedhore si dhe në dokumentet e Kopenhagenit të OSBE".
Në këtë pikëpamje, shtoi kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, kodi i miratuar në Komisionin e Venecias në 2002 përbën një dokument strategjik kyç në njohjen e zgjedhjeve universale të barabarta, të lira, të fshehta, të drejtpërdrejta dhe periodike, si veçoritë kryesore për të gjitha demokracitë e pjekura, moderne.
"Kodi ka ndihmuar suksesshëm normalizimin e ligjeve zgjedhore të vendeve me standarde ndërkombëtare dhe në përcaktimin e strukturave për administrimin e zgjedhjeve", tha Volfarth.
/Start/E.G/
2012-07-02 11:20