PE paralajmeron Shqiperine per statusin e vendit kandidat

Delegacioni i Parlamentit Europian thekson se nese nuk zgjidhet situata politike vendi penalizohet
Parlamenti Europian paralajmeron Shqiperine se ne rast se nuk zgjidhet situata politike atehere vendi do te penalizohet per marrjen e statusit per anetaresim ne Bashkimin Europian. Nje qendrimi i tille eshte bere dje i ditur nga delegacioni i Parlamentit Europian per Europen Juglindore i cili ka nisur prej dites se djeshme nje takim ne Shqiperi.
Ne fjalen e mbajtur per mediat nga kryetari i delegacionit te PE-se Eduard Kukan tha se Komisioni Europian mbetet thellesisht i shqetesuar per ngercin politik i cili ende nuk eshte kapercyer pas 15 muajsh. Sipas tij Parlamenti nuk funksionon ne menyren e duhur dhe ka disa ligje qe po rrine te varura per shkak te shumices se cilesuar qe duhet per miratimin e tyre.
Ai tha se Komisioni ka kerkuar disa here qe si qeveria ashtu edhe opozita duhet te ndajne pergjegjesine per te gjetur nje zgjidhje. Komisioneri Fule ka nenvizuar se kjo situate do te kete nje ndikim negativ ne progresin e Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Europian.
Per sa i perket opinionit te Komisionit ai do te reflektoje situaten aktuale dhe pasojat e saj ne funksionimin e institucioneve ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat i cili do te publikohet me 9 nentor - paralajmeroi Kukan.
Nder te tjera kreu i Parlamentit Europian i kerkoi politikes shqiptare te zgjidhe vete krizen ndersa vuri theksin tek dialogu per reformen zgjedhore. Sipas tij duhen trajtuar verejtjet e OSBE-ODIHR-it per reformen zgjedhore.
Ai nenvizoi se Shqiperia di te zgjidhe ceshtjet teknike por nuk di te zgjidhe ceshtjet politike. Nje tjeter perfaqesues i Komisionit Europian Luigi Brusa ndersa shprehu shqetesimin per situaten politike ne vend deklaroi se Parlamenti nuk funksionon dhe per kete jane pergjegjese te dyja palet politike.