Nano Pakti i ri i Rames nje truk
Per ish-kryeministrin e vendit dhe njekohesisht liderin historik te Partise Socialiste Fatos Nano pakti me 10 pika i shpallur pak kohe me pare nga kreu socialist Edi Rama si kushtezim per bashkepunimin me mazhorancen eshte thjesht nje truk. Ne nje prononcim per Vizion Plusin ai iu pergjigj me ironi pyetjes per opinionin personal ndaj ketij pakti duke u shprehur Po flasim per gjera serioze dhe jo per truke. Ne nje koment per ngercin politik qe po kalon vendi i cili pritet te jete serish pengese per marrjen e statusit kandidat ish-kreu historik i PS-se i leshoi thirrje klases politike per te degjuar me pergjegjshmeri dhe pjekuri mesazhet e nderkombetareve. Besoj se ata i kane marre mesazhet e duhura dhe une do te nxisja vemendjen e munguar per te arsyetuar me qetesi dhe me pergjegjesi evropiane per vendin nevojen e kthimit ne debatin e vertete politik duke u larguar nga interesat e demshme e qe karakterizojne nje pjese te lidereve politike - u shpreh Nanoja. Sa i perket mundesise se rikthimit ne jeten aktive politike apo ne ate te kandidimit ne zgjedhjet e ardhshme te presidentit ish-kryeministri i vendit nuk dha asnje koment.