E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi Turqia partner strategjik i Shqiperise

Turqia mbetet nje partner strategjik i Shqiperise. Keshtu ka deklaruar nga Turqia Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar eshte per nje vizite zyrtare treditore ne Turqi i ftuar nga Presidenti i Turqise Abdullah Gyl. Kryetari i shtetit shqiptar pasi beri homazhe ne Mauzoleun e Ataturkut ku vendosi nje kurore ne shenje respekti dhe nenshkroi Librin e Nderit u prit me nje ceremoni solemne nga Presidenti i Turqise Abullah Gyl ne Pallatin Presidencial gjate se ciles u ekzekutuan himnet kombetare dhe u paraqit forca nga truproja e nderit per te bere me pas edhe prezantimin e delegacioneve zyrtare perkatese. Ne vijim mes dy presidenteve u zhvillua nje takim koke me koke i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve perkatese bisedime te cilat u zhvilluan me Kryesine e Presidentit Topi dhe Presidentit turk Gyl. Ne konferencen e perbashket per shtyp te dy krereve te shteteve Topi foli per intensifikimin e marredhenieve shumeplaneshe dhe ato ne fushen e ekonomise. Duke iu referuar marredhenieve me Turqine ne fushen e arsimit Presidenti Topi deklaroi se shkollat turke te hapura ne Shqiperi jane shume cilesore. Ne inkurajojme qe shkollat turke te shtohen ne vendin tone pasi ofrojne cilesi. Nga keto shkolla dalin njerez te shkolluar qe do ti sherbejne te ardhmes se vendit - tha Topi. Kryetari i shtetit deklaroi edhe mirenjohjen e tij per mbeshtetjen e fuqishme qe Turqia i ka dhene Kosoves dhe njohjes se saj neper bote. Ne i jemi shume mirenjohes Turqise per mbeshtetjen e vecante qe i ka bere Kosoves. Kosova nuk ofron destabilitet ajo i sherben ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan - theksoi kreu i shtetit shqiptar. Po dje Topi zhvilloi nje takim dhe me Kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil Cicek. Ne ke te takim Topi theksoi se bashkepunimi i drejtperdrejt midis institucioneve homologe te te dyja vendeve tashme mbeshtetet mbi nje baze te gjere juridike dhe se ekzistojne te gjitha mundesite dhe vullneti per intensifikimin e metejshem te tij ne fusha me interes te ndersjelle si ekonomia arsimi shendetesia kultura turizmi infrastruktura energjetika etj. Kryeparlamentari turk vuri ne dukje se ka ndjekur me vemendje zhvillimet e fundit politike ne Shqiperine mike e fqinje me deshiren e mire per nje finalizim pozitiv te aspirates integruese te shtetit dhe te popullit shqiptar duke vleresuar dhe rolin institucional te Presidentit Topi ne kete drejtim. Ne kuader te vizites tre ditore ne Turqi Presidenti i Republikes do te zhvilloje takime edhe me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan si dhe do te marre pjese ne Mbledhjen e Keshillit te Biznesit turko-shqiptar ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet te mbaje fjalen pershendetese. Ne permbyllje te vizites Presidenti Topi do te zhvilloje nje takim dhe me perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Turqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›