E Shtunë, 31 Tetor 2026

039Shantazhi039 i Rames Pa 10 pikat nuk ka integrim as ne 2012-n

Mosvotimi i Gjykates Administrative Rama paraqet argument te ri Me pare nje reforme teresore e drejtesise

Pavaresisht faktit se ngerci politik dhe mungesa e bashkepunimit mes paleve per reformat jane serish aspektet negative kryesore per vendin te cilat do te ndikojne ne pergjigjen qe do te merret neser ne progres-raportin e KE-se per statusin e vendit kandidat opozita nuk pritet te ndryshoje kursin e saj per vendosjen e 10 pikave te paktit si mundesi te vetme te bashkepunimit me mazhorancen ne kuader te integrimit te vendit. Kreu i PS-se Edi Rama deklaroi dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist se votimi i ligjeve te kerkuar nga BE-se si kushte per integrimin e vendit do te marre kartonin jeshil nga opozita vetem nese me pare sipas tij merren parasysh pikat e paktit. Kryesocialisti vendosi gjithashtu nje afat per perfundimin e reformave per keto ligje ate per majin e vitit 2012. Per ne votimet me 3/5 quhen reforma te shtetndertimit te nje vendi kandidat per Bashkimit Evropian. Jo qoka as arna per ti hedhur hi syve Bashkimit Evropian duke e lene kubet sic eshte ne jeten e institucioneve ne Shqiperi. Kemi propozuar nje pakt per keto reforma. I ribej apel Saliut te mos vazhdoje te shikoje gishtin kur gishti tregon henen. Te mandatojme nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve per te hapur tryezen e perbashket te reformave te shtetndertimit te nje vendi kandidat. Dhe te biem ne nje mendje qe deri ne maj te kemi miratuar reformat baze. Per te mos e humbur edhe vitin tjeter statusin qe kete jave mesa duket do ta humbim perseri. Ti japim Komisionit te Ligjeve nje axhende reformash - u shpreh Rama.

Veprimi me dy standarde i opozites per ODHR-in

Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist lideri i opozites Rama pranoi qe propozimet e PS-se per reformen zgjedhore te kalojne per shqyrtim ne Komisionin e Venecias apo edhe ne OSBE-ODIHR. Por nga ana tjeter ky propozim i kreut te selise roze nuk u shoqerua me pranimin e kerkeses se bere tashme nga mazhoranca sa i perket 10 pikave te paktit te opozites per shqyrtimin e tyre nga OSBE-ODIHR-i. Ne duam te fillojme punen menjehere per Reformen Zgjedhore dhe duam ta perfundojme ne mars. Qe qeveria te kete kohe te marre te gjitha masat per infrastrukturen e zgjedhjeve. Smjafton te perserise si ne jerm hajde te fillojme por duhet te shprehet publikisht ne dy pika E para a eshte dakord qe komisioni ti adresohet ODHIR-it dhe/ose Venecias per propozimet e opozites qe atij nuk i duken te arsyeshme E dyta a eshte dakord qe te angazhohet publikisht para shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar qe reforma te mbyllet ne mars Une them se Saliu sdo as njeren as tjetren. Po ne sduam ta paragjykojme prandaj i rikerkojme te shprehet - tha Rama. Sa i perket reformes parlamentare e cila eshte pjese e paktit te propozuar nga opozita kreu i selise roze theksoi se forca qe ai drejton eshte e gatshme per tiu referuar edhe rregullore se funksionimit te Parlamentit Evropian. Tanime nje grup i drejtuar nga Ditmir Bushati ka nisur punen per te formuluar kontributin tone konkret me reference institucionin e Parlamentit Evropian si edhe disa parlamente te vendeve te Evropes se Bashkuar. Ne paktin e ofruar prej nesh kemi propozuar edhe nje afat dhjetorin e ketij viti per ta miratuar reformen parlamentare. Jemi gati te ngreme nje komision ad hoc parlamentar per kete reforme - pohoi Rama.

PS per Gjykaten Administrative

Ne fjalen e tij kryesocialisti Rama preku edhe ceshtjen e mos votimit nga ana e opozites te ligjit per Gjykaten Administrative duke pranuar ne kete rast se nje pjese e mire e deputeteve socialiste jane shprehur kunder ketij vendimi. Ai e kushtezoi voten e opozites per kete ligj me nevojen sipas Rames per nje reforme teresore te drejtesise. Shume nder ju kane kerkuar dhe kerkojne nje Gjykate Administrative. Keni degjuar qendrimin tone. Ne nuk jemi kunder Gjykates Administrative. Ne jemi kunder nje gjykate tjeter qe shtohet ne hallken e gjykatave te korruptuara e te kontrolluara nga Saliu per hesapet e tij. Nuk duam ta mbajme peng ligjin per Gjykaten Administrative. Duam vetem ta bejme pjese te nje reforme teresore te sistemit te drejtesise - u shpreh kreu i PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›