E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Të çlirojmë PS-në nga uzurpatori Edi Rama

13-06-2012 / Gazeta 55

Në përvjetorin e 21-të të partisë që u themelua prej tij më 1991-in, Fatos Nano ka zbardhur emrin e fajtorit për humbjet e disafishta të socialistëve. Ai është Edi Rama, një uzurpator i vërtetë, i cili ka një axhendë personale, e cila s’përputhet fare me axhendën kombëtare të anëtarësisë socialiste

Shumë të zgjedhur lokalë e qendrorë, përfaqësues të strukturave të PS i bashkohen lëvizjes më të re të ish-kryesocialistit

Pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të republikës lëvizja “Nano për president” ka deklaruar fillimin e një fushatë të re brenda së majtës dhe krijimin e një lëvizje të re të quajtur “Nano për Fitoren e Socialistëve”, duke sfiduar kreun aktual të PS-së Edi Rama.
Në një deklaratë të shpërndarë nga kjo lëvizje thuhet se në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, menjëherë pas thirrjes që Fatos Nano u bëri socialistëve dhe popullit të majtë, shumë socialistë e opozitarë të ndershëm nga çdo cep i Shqipërisë, të zgjedhur lokalë e qendrorë, përfaqësues të strukturave të PS i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe i kanë shprehur Fatos Nanos mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë e të pakursyer.
Qëllimi i lëvizjes se re “Nano për Fitoren e Socialisteve” sipas njoftimit të shpërndarë, është përbashkimi i të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar, për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013.
Njëkohësisht kjo Lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për t’i dalë për zot fateve të Partisë Socialiste duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si Kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur. “Qëllimi i Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve është përbashkimi i të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar, për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013. Njëkohësisht kjo Lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për t’i dalë për zot fateve të Partisë Socialiste, duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si Kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur. Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama, që të fitojmë kundër Sali Berishës në vitin 2013”, thuhet në njoftimin e shëprndarë nga kjo lëvizje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›