Nano braktiset nga PS: Do nis ndryshimin Qamil Xhani
Marrja e titullit "Honoris Casusa" per ish-kryetarin e Partise Socialiste ishte nje moment i mire ku socialistet mund te tregonin perkrahjen ndaj njeriut qe drejtoi per nje kohe te gjate partine dhe qeverine socialiste. Por ne kete dite te vecante vleresimi akademik per ish-kryetarin, vetem deputeti Arben Malaj ka pranuar te marre pjese ne ceremoni. Ndersa deputetet e tjere te PS e kane braktisur totalisht ceremonine. Ish-kryeministri dhe ish kreu i Partise Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar dje nisjen e nje procesi per zhvillime te qendrueshme politike. Ne fjalen e mbajtur dje gjate ceremonise se nderimit me cmimin "Honoris Causa" nga Universiteti Europian i Tiranes, mes vleresimeve per boten akademike, ish-kryesocialisti ka leshuar dhe sinjale te qarta politike. Ai ka theksuar se eshte ne nisje te nje procesi ku kerkohet kontributi i botes akademike me analiza dhe studime per te mundesuar zhvillimin e vendit. "Duke stimuluar ne nje proces dhe mjedis qe mbeshtetet tek merita qe e ben cilindo sektor kombetar, cdo institucion konkurrues me ato te vendeve te tjera. Dua te nis nje proces qe do ta vazhdojme se bashku, me analiza dhe konkluzione qe do te vine per politiken, dhe shoqerine, strategjine e zhvillimit kombetar, marredheniet e shtetit te se drejtes. Me nje veshtrim vertikal duket se nuk ka vetem parti dhe grupime te ndryshme politike, por ka dhe mendime te ndryshme, qasje te ndryshme per ceshtje te caktuara", - theksoi Nano gjate fjales se tij. I pyetur nga mediat ne lidhje me pjesemarrjen e tij ne mbledhjen e Asamblese Kombetare, Nano u pergjigj ne menyre lakonike, "merruni me gjera me serioze". Nderkohe qe gjate fjales ne ceremoni, ish-kreu i PS-se i ka meshuar ceshtjes ekonomike dhe vendosjes se strategjive te qarta per te rritur zhvillimin ekonomik te vendit. Nano u shpreh se problemi i sotem i ekonomise nuk eshte debati per shifrat e rritjes ekonomike, por mungesa e strategjive te qarta te zhvillimit. "Duhen adaptuar modele zhvillimi sipas standardeve te BE, nderkohe qe, sipas tij, duhen zgjidhje me te ekuilibruara per nje zhvillim te qendrueshem", - u shpreh Nano. Ne fjalen e tij, ish-kreu i PS-se ka sjelle ne vemendje disa prej vendimeve qe ka marre gjate 8 viteve qe ishte ne pushtet Partia Socialiste. Ai ka theksuar se jetegjatesia e nje mazhorance varet nga menyra se si ndan pushtetin me opoziten. Ne kete drejtim, ai permendi disa prej institucioneve qe gjate kohes qe ishte ne krye te PS, i kaluan opozites. Sipas tij, lenia ne doren e opozites te institucioneve qe kontrollojne mazhorancen, eshte nje menyre per te pasur nje demokraci me funksionale.