E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, 24 mijë emrat e rinj në të gjithë vendin

Legalizimet, lista e re me 24 mije emra

ALUIZNI ka shpallur listen e re emerore prej 24192 vetedeklaruesish te cileve u jane pergatitur faturat financiare per legalizimin e ndertimeve informale. Kjo liste publikohet sot e plote nga gazeta "Koha Jone", ne rubriken "Koha e dobishme", per t'i ardhur ne ndihme te interesuarve. ALUIZNI thote se fton poseduesit e objekteve informale te nxitojne te shlyejne detyrimet financiare te procesit.

Po ashtu, ALUIZNI siguron se gjithe poseduesit, se brenda 48 oreve nga shlyerja e tyre, do te pajisen me lejen e legalizimit nga drejtorite e ALUIZNI-t te shperndara ne gjithe Shqiperine.

Ardian Kollozi, Drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t, tha dje se "nepermjet nje raporti besimi dhe optimizmi gjithnje ne rritje, secila pale e perfshire ne kete proces, te permbushe detyrimet e saj ne menyre qe te arrihet objektivi i perbashket per finalizimin e procesit te legalizimit brenda vitit 2013".

Nje dite me pare, ne nje interviste per "Koha Jone", z.Kollozi tha se institucioni i ALUIZNI-t, ka percaktuar si afat konkret mbi permbylljen e gjithe procesit te legalizimit te objekteve informale ne rang vendi, vitin 2013. Kollozi, theksoi se ky eshte nje objektiv, plotesisht i realizueshem, fale ritmit te shtuar te punes ne te gjitha drejtorite perkatese. Tashme, ALUIZNI ka nje baze te dhenash te kompletuar dhe dosje te plota me dokumentacion tekniko-ligjor te perditesuar, dhe leje legalizimi te perpunuara e te dhena ne njesi kohe shume te shkurter. Qe te gjitha keto, ndihmojne ne pershpejtimin e procesit te legalizimeve. Sipas Kollozit, nese deri tani ne cdo 10-15 dite, ALUIZNI nxjerr 2 mije leje legalizimi, objektivi eshte qe te perpunohen dhe te jepen rreth 2.800-3 mije leje legalizimi ne jave. "Me nje ecuri te tille, objektivi i permbylljes se procesit te legalizimeve te ndertimeve informale brenda vitit 2013, jo vetem qe eshte i mundur, por edhe i sigurt", - ka pohuar z.Kollozi.

Rita Ora: Eshte koha qe dikush nga Kosova t'i tregoje botes kush jemi ne!

"Eshte koha qe dikush nga Kosova t`i tregoje botes kush jemi ne! Une jam e lumtur qe jam njera nga te zgjedhurat qe munden ta bejne kete". Keshtu shprehet ylli i muzikes Rita Ora ne nje interviste dhene gazetes zvicerane 20 Minuten. Shqiptarja qe konsiderohet dive e muzikes sidomos ne Angli, edhe nje here ka vene theksin ne krenarine qe ndjen me perkatesine e saj shqiptare e kosovare. Edhe vete titulli i intervistes ne faqen e pare te gazetes, te ilustruar me portretin e madh te kengetares e tregon kete: "Rita Ora: Krenare qe jam kosovare". Rita Ora mund te behet ylli i pare boteror shqiptar. Ajo ka folur per 20 minuten dhe per edicionin revyal "Friday", qe del te premteve pasdite, mes tjerash edhe per perkatesine e saj. "Eshte koha e fundit qe dikush nga Kosova t`i tregoje botes kush jemi ne! Une jam e lumtur qe jam njera nga te zgjedhurat qe munden ta bejne kete", ka thene Rita per gazeten zvicerane. Ndersa ka shtuar: "Jam e lindur ne Kosove dhe jam shume krenare qe jam kosovare. Ne jemi nje popull patriotik. Edhe lidhja, kohezioni mes nesh eshte i madh, ne mbeshtesim njeri-tjetrin, kudo qe te jete nevoja".

"Ne Prishtine qendron nje permendore e perbere prej shkronjave me ngjyre te verdhe, te larta tri metra, qe formojne fjalen `Newborn". Kur Rita Ora ngjitet mbi shkronjen E, qindra te rinj brohorisin me entuziazem "Rita, Rita...". Dhe, Rita ia plas vajit. Sepse ajo eshte ne vendlindjen e saj, ne kryeqytetin e Kosoves, ku ka ardhur te beje xhirimin e nje videoje. Ajo mbulon fytyren e perlotur me duar dhe u drejtohet fansave te saj: `Hej njerez, mos me beni te qaj, se tash jemi duke xhiruar nje video".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›