E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano dërgon e-mailin e radhës: Sduhet konsensus kryetarësh për reformat

Share

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve dërgoi e-mailin e radhës, ku komenton një seri çështjesh. Fillimisht e nis me ftesën e Berishës për takim me Ramën.

Sali Berisha sot u deklarua i hapur për takim me kryetarin e PS Edi Rama, ndërsa është e qartë për çdo mendje të shëndoshë se ai po bën lojë politike të ngushtë e meskine partiake me ftesa e qëndrime provokative, duke i ofruar opozitës një konsensus negativ kryetarësh, në mënyrë që të çmontojë dhe zhbëjë betejat dhe qëndrimet parimore për një reformë parlamentare dhe reformë zgjedhore në përputhje me interesin kombëtar, qytetar, demokratik dhe integrues evropian, thuhet në deklaratë.  

Prej javësh lëvizja Nano për një Shqipëri europiane e ka bërë të qartë pozicionin e saj se asnjë ndërkombetar e asnjë shqiptar nuk ka kërkuar një konsensus kryetarësh, por të gjithë kanë kërkuar një kandidat konsensual për President. I njëjti parim vlen edhe për përmbushjen e reformave të domosdoshme parlamentare, zgjedhore, si edhe për heqjen e imuniteteve, që asgjë e askush të mos synojë për të ndërtuar një konsensus negativ kryetarësh, por të ndërtohet një proces i pastër, transparent, gjithëpërfshirës, i ndershëm, në interes të qytetarëve shqiptarë, shoqërisë shqiptare dhe integrimit evropian, vijon njoftimi.

Nano i ka kërkuar Ramës që në takimet e tij në bazë të shpjegojë se çfarë projekti ka për bashkimin e opozitës.

Lëvizja Nano e përshëndet turin e kryetarit të PS, Edi Rama, në bazën e PS, por e fton Edi Ramën që të mos humbasë kohë t’iu shpjegojë socialistëve arsyet përse Edi Rama nuk e mbështeti Fatos Nanon për President, por të gjejë motivimin dhe ndjeshmërinë e duhur për t’iu treguar socialistëve se cili është projekti i tij për bashkimin e popullit opozitar në mënyrë që të fitohen zgjedhjet e vitit 2013 dhe që në Shqipëri të vijë një qeverisje e pastër, transparente, llogaridhënëse që do të bëjë të mundur transformimin e Shqipërisë në një vend dinjitoz europian.

Në fund Nano shpreh keqardhje për vdekjen e një minatori në Bulqizë dhe bën thirrje për bashkimin e popullit opozitar për të larguar dështakun Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›