Nano e Rama, fushatë për programin në Tiranë

Mbledhja është shoqëruar me debate. Rama në fjalën e tij, theksoi se çdonjëri duhet të marrë përsipër detyrën që i është ngarkuar nga partia.
Vlen për t’u theksuar se ish-lideri historik i PS-së, Fatos Nano dhe Edi Rama, do të bëjnë fushatën e tyre në Tiranë për prezantimin e programit të ri politik.
"Çdonjëri nga anëtarët apo anëtaret e asamblesë, posaçërisht ata që kanë ardhur rishtaz, do të startojnë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e çuar atë deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme", tha Rama.
Asambleja e PS-së miratoi edhe agjendën politike për gjashtë muajt e parë të këtij viti, ku prioritare janë: Reforma zgjedhore dhe Parlamentare, zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe emërimet në pushtetin gjyqësor, pavarësia e SHISH-it, etj. "Prokuroria e cila bazuar në të gjitha provat dhe falë mbështetjes së ekspertizës më të lartë botërore në drejtim të interesimit të saj t'i shkojë deri në fund çështjes së drejtësisë për 21 janarin",theksoi ai. /Start/
2012-01-22 15:34