E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, deputetë të Fierit vizitojnë familjen e Faik Myrtajt

Vetëm një ditë pas zhvillimit të homazheve në kryeqytet në nder të katër vikitimave të 21 janarit deputetë të qarkut të Fierit kanë vizituar familjen e Faik Myrtaj. Deputetet Ervin Koçi, Albert Caci, Arjon Muçaj,kreu i deges se Partisë Socialiste në Fier Xhavit Bushi si edhe kryebashkiaku Baftjar Zeqaj kanë vizituar familjen e Faik Myrtaj në fshatin Kreshpan të rrethit të Fierit.

Pas vizitës së kryer në familjen e një prej viktimave të 21 janarit deputetët vendosën kurora me lule prane varrit ku prehet i ndjeri Faik Myrtaj.Familja Myrtaj vetëm 3 muaj pas vdekjes së kryefamiljarit humbi edhe djalin-22 vjeçar Bardhosh Myrtaj i cili i dha fund jetës duke u vetvrarë. Mamude Myrtaj bashkëshortja e Faik Myrtaj dhe Renato I biri, janë 2 pjestarët e mbetur të cilët jetojnë mes dhimbjesh dhe lotësh dhe pas një viti që përkujtuan humbjen e të afërmit të tyre. Ata tashmë kërkojnë që drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes së 21 janarit 2011 ku Faik Myrtaj humbi jetën. Pas përfundimit të protestës homazh deputetë të Partisë Socialiste zhvilluan vizita në familjet e katër vikitimave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›