Irani lufton kukullën Barbi
Kukulla Barbi është vënë sërish në shënjestër të policisë iraniane, kjo pasi në këtë vend ndalohet tregtimi i kukullës amerikane të njohur në mbarë botën.
Agjentët e regjimit të Teheranit kanë kërcënuar se do të mbyllin dyqanet e lodrave, të cilat shesin kukullën Barbi, të ardhur nga SHBA-ja. Që prej viteve 90 Irani i ka shpallur luftë kësaj lloj kukulle.
Qeveria e Iranit aludon se qarkullimi i një lodre të till nuk është aspak edukues për vajzat e vogla iraniane të cilat duhet të rriten nënë frymën e rreptë islame.