E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano mbeshtet Malaj Jemi te pavarur nga klanet e erresires

Deputeti socialist Arben Malaj përveçse rikujtoi vendimin ë tij për kandidimin si i pavarur, njëherësh zyrtarizoi dhe nisjen e fushatës elektorale në qarkun Vlorë. 

Në një konferencë për shtyp, në të cilën siç dhe paralajmëroi një ditë më parë, ishte i pranishëm dhe ish kryesocialisti Fatos Nano, Malaj deklaroi se mandati i tij në Vlorë do të jetë në shërbim të Partisë Socialiste.

Sipas tij, fushata elektorale do të jetë e bazuar në mesazhe pozitive dhe duhet ta bëjmë Partinë Socialiste më të dobishme.

“Falenderoj mikun e socialistëve, Fatos Nanon për mbështetjen që me dha si kandidat për deputet. Të bëjmë përpjekje maksimale për të marrë mandatin e tetë në Vlorë, për ta përdorur për integrimin europian të vendit”, u shpreh Malaj. 

Nga ana e tij ish kryetari i PS-së, Fatos Nano pasi garantoi mbështetjen e tij për kandidaturën e Malaj, kërkoi votën e socialistëve për të gjithë figurat e rëndësishme të PS-së. 

“Jemi të pavarur nga klanet e errësirës. Ne jemi për nxitje të integrimit, prandaj mbështeta Arben Malaj. U bëj thirrje socialistëve të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë të votojnë përfaqësuesit e denjë”, nënviozi Nano. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›