E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarizohen kandidatet kryeministri koment ne Facebook

Kryeministri Berisha pas dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listave të kandidatëve për deputetë ka postuar dhe komentin e tij mbi kët proces në rrjetin social Facebook. 
“Te dashur miq! Mbreme ne mesnate dorezuam listen e ekipit te ri parlamentar qeverises, ekipit te fitores per 4 vitet qe vijne. Impakti i saj publik ishte shume pozitiv”, shkruan Berisha.  Njëkohësisht, duke shprehur mirenjohje ndaj te gjithe bashkepuntoreve të tij per kontributin dhe mbeshtetjen e çmuar ne 4 vitet qe shkuan, Kryeministri ftoi “te gjithe anetaret, simpatizantet, mbeshtetesit e Partise Demokratike dhe Aleances per Punesim, Mirqenie dhe Integrim, te ecim sebashku drejt mandatit te trete, mandatit te Shqiperise se zhvilluar, Shqiperise Europiane. Fitore! Sb”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›