Marku E prisja mosrikandidimin ne zgjedhjet e 23 qershorit

Disa hynë në listë, disa mbeten dhe disa nuk janë më. Krerët e forcave politike i mbyllën dhe i dorëzuan në KQZ, duke marrë parasysh përfitimet dhe kostot me emrat e renditur. Po shoqërohen me reagime. Ndër demokratët që nuk figurojnë më në listë është Mark Marku, i cili para katër vitesh garoi në qarkun e Lezhës. Ai thotë se e ka pritur mosrikandidimin e tij ne zgjedhjet qe po afrojne.
Analiza më e mirë është ajo e votës, por në një të shpejtë, sipas Markut bien në sy dy kategori që sot nuk janë pjesë e listës
Lista e demokratëve përfshin aleatë dhe tre ish-socialistë. Ish-studenti i dhjetorit pyet se pse nuk kishte vend për demokratët dhe kishte për Kastriot Islamin, ministër i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë.