E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano nis pushimet, i ikën edhe Arjan Galdini. Agasi: Kthehemi në shtator

Share

(E PERDITESUAR)- Para katër ditësh ishte komunikimi i fundit i dalazotsve të Nanos me median. U tha se Nano do dilte në një konferencë për shtyp. Asgjë nuk ndodhi, Nano anuloi konferencën dhe gazetarët ikën nëpër redaksi. Më vonë pati lajme për lëvizje të fuqishme brenda bazës. Madje mediat pranë qeverisë raportuan se Enver Reçi do e nisë lëvizjen Nano nga Qyteti Studenti. Por vetëm kaq, sepse Nano nisi pushimet. E sikur të mos mjaftonte kjo, Arian Galdini ka dhënë dorëheqjen si koordinator i lëvizjes, duke i thënë goditje shpresës së Nanos për të rrëmbyer PS-në. Galdini tha se ai është i djathtë, ndaj nuk mund të punojë me Nanon. Fatkeqësisht, unë si aktivist politik i qendrës së djathtë për 22 vite, e si aktivist i lirë civil, nuk mundem më që të mbaj mbi shpatulla një përgjegjësi kaq të madhe, që do të më kërkonte të tjetërsohesha nga bindjet, idetë, aktivizmi koherent dhe vizioni im. Ndonëse i dua, nderoj dhe respektoj shumë socialistët si të gjithë bashkëqytetarët e mi pavarësisht ngjyrave politike, ideve, përkatësive të ndryshme fetare, kulturore apo etnike, unë nuk mund të jem pjesë e një beteje që më tjetërson mua, tha Galdini përmes një e-maili.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve është në rritje dhe jam i sigurt se është një projekt fitues, por unë në pamundësi për tu bërë socialist, më duhet të largohem nga kjo Lëvizje, në mënyrë që shëndeti i saj të jetë i plotë, rritja e pandalshme dhe koherenca e dinjiteti im të pacenuara. Ka qenë një nder i veçantë për mua që të jem mik dhe bashkëpunëtor i shtetarit Fatos Nano.

Kurse ish- deputeti i PS, Bardhyl Agasi, ka thënë se ata do rikthehen në shtator.

Qëllimi ynë i parë është që ne të kontaktojmë me bazën e socialistëve në mënyrë që tu shfaqim mendimet, vërejtjet tona dhe për të marrë mendimet e tyre. Duke filluar nga shtatori të ndihet fuqishëm brenda PS-së kjo alternativë, thotë ish-deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›