Berisha: Me 1 korrik rriten pagat dhe pensionet

Sali Berisha / Foto arkiv
Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se qeveria do të marrë vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, vend që do të zbatohet nga 1 korriku. Kreu i qeverisë bëri të ditur se rritja mesatare për pagat do të jetë 5% ndërsa sa i takon pensioneve, rritja për ato në fshat do të jetë me po kaq ndërsa ato në qytet do të kenë një rritje prej 2-3 herë më shumë se sa inflacioni.
Berisha tha se një vendim i tillë dëshmon se ekonomia e Shqipërisë është e suksesshme se në të kundër nuk do të kishte një vendim të tillë. Ai tha se vendimi do të ndikojë në rritje e fuqisë blerëse.
Shqiptarët janë fatlumë që këto vendime, këto akte madhosh që prekin jetën e gjithsecilit prej tyre, portofolin dhe jetën e përditshme kursime dhe mirëqenien e tyre nuk mund të bllokohen, tha Berisha para deputetëve të PD-së.
Ai nënvizoi se po të ishin edhe këto në ligjin e konsensusit, jo që nuk do rriteshin por do uleshin, jo që do miratoheni por do të bllokoheshin siç u tentua për tunelin e Krrabës. Për zotin Rama konsensus do të thotë bllokim. /F.S/