Nano, një histori ndryshe
Nga valët e një televizioni lokal, si asociacion se edhe shpresa për ta arritur sa vjen e zvogëlohet, Fatos Nano shfaqi rishtas ëndrrën e tij për president Shenjë e instinktit politik dhe lidhjes me realitetin, që sa vjen e po i humbet. Çdo ditë që kalon e më shumë, për shqiptarët, ai bëhet një kujtim. Do të mbahet mend për shumë gjëra, por kjo nuk mjafton që të bëhet president.
Fatos Nano ishte politikani që bëri burg për akuza korrupsioni, të nxitura nga presidenti i kohës, Sali Berisha. Akuza që nuk u provuan kurrë, dhe me sa duket të inskenuara. Burgu i tij sensibilizoi botën për autoritarizmin e Berishës dhe zbuti paragjykimet për PS-në. Sakrificën e tij, për ironi të fatit, e shpërdoroi në intervista, sa herë ndihmonte Berishën pas 2005-ës, për inate meskine me kreun e PS-së. Një çmim shumë i ulët, për një sakrificë aq të madhe.
Vështirë të ndahej a ishte dembel apo mendjehapur, por në qeverisjen e shtetit apo administrimin e partisë, ende dhe sot e kësaj dite është i vetmi politikan shqiptar që shpërndante kompetenca. Duke i dhënë shtetit frymëmarrje dhe partisë diversitet, dhe të dy ngjanin çdo ditë e më shumë europianë.
Mbahet mend për jetën dionizake, mes drekave e darkave që zgjasnin pa mbarim, ku nuk dihet sa është e vërtetë dhe sa legjendë urbane e fryrë nga armiqtë e tij në parti dhe opozitë. Por ishte i pari që krijoi tipin e udhëheqësit me fytyrë njerëzore. Sa ishin para tij, dhe ata që erdhën më vonë, janë tepër të ngurtë në këtë aspekt human.
Ndarja nga gruaja dhe martesa e re ishte risi në një vend që pretendon se është konservator. Nuk vonuan demonizimet dhe thashethemnaja për shthurjen dhe etjen për pushtet të ngacmuar nga gruaja e dytë. Ende asgjë e provuar, përjashtuar ambicien e moderuar për pushtet, ku ka rezultuar i infektuari më i paktë nga ky virus, që shumë udhëheqës shqiptarë i ka çuar deri në vrasje.
I rritur në kryeqytetin e vendit, një lloj qendre e banuar e mbytur nga pallate të stilit sovjetik, përfaqësonte më të mirën që arsimi shqiptar mund të jepte dhe jeta rudimentare mondane mund të molepste. Snob i natyrshëm, nuk mungonte të befasonte të huajt me gjuhët e folura rrjedhshëm, apo batutat inteligjente.
I zgjuar dhe i lexuar, kishte dhuntinë që rreth vetes të afronte si bashkëpunëtorë, profesionistë të zotë të fushave të ndryshme dhe t’u shpërndante poste njerëzve të kënduar. I vetmi që kundërshtarët i neutralizonte jo me egërsinë e luftës, por me dorën e shtrirë të bashkëpunimit. Deri në një provë të dytë mbetet udhëheqësi më i iluminuar i këtij vendi pas ‘24-ës e këtej.
Nuk dihet nëse nga lodhja prej pushtetit, pasi nuk ishte shquar ndonjëherë për ambicie të sëmurë; nga ndonjë premtim për karrierë të mëvonshme; ngopje e ndërkombëtarëve me të; tahmaqarllëk i aleatëve, apo luftë mes klaneve brenda partisë, të cilat gjithmonë e më shumë ishte e vështirë t’i administronte, dha dorëheqjen pas humbjes së 2005-ës. Ishte një humbje që e sajoi vetë, pasi njerëzit e votuan duke treguar se ishte ende i preferuari i tyre. Pushteti i tij u akuzua si i korruptuar, por nëse do kishin ditur se çfarë vinte mbrapa, me siguri kush e quante të tillë, do të ishte menduar dy herë. Dhe ardhja e Berishës nuk hyn në veprimet inteligjente të shqiptarëve, të mësuar a injorantë këta qofshin.
Nëse pati diçka që nuk e la në zyrën kryeministrore ishte fodullëku, të cilin e përdori pa masë ndaj pasardhësit të tij në parti. E shfaqi kur përkrahte një politikan të rangut të dytë si Olldashi në zgjedhjet bashkiake dhe në aparencat televizive, kur i kërkonte Ramës t’i përkrahte kandidaturën. Ofroi një pakt të mençur që konsistonte në zgjedhjen e tij president dhe vënien e Berishës në morsë dhe zhveshjen gradualisht nga pushteti, deri sa ta rrëzonin me zgjedhjet e radhës. Ishte diçka që mund të funksiononte, por nuk diti si ta afronte. Me siguri si ai, si Rama, do të jenë penduar për mungesën e mirëkuptimit. Sot ndodhen të dy në kushte më të pafavorshme: Rama me një Ilir Metë më të fortë se kurrë nëpër këmbë, Nano, gjithmonë e me më pak shanse për t’u zgjedhur president, ndërsa vendi i qeverisur nga një Berishë që i ka mbërthyer të gjitha institucionet, përfshirë atë të Presidencës. Godinë ku mund të instalohej edhe Fatos Nano, për të kënaqur hedonizmin e tij. Dhe ndërmjet një vizite jashtë shtetit apo drekave mes miqsh, të bënte ndonjë punë, të ekuilibronte raporte, apo ofronte zgjidhje, të cilat do të ishin më të mençura dhe jetëgjata nga sa kanë ofruar ata që ai iu dhuroi atë karrige, por që koha, ky armik i grave dhe politikanëve nuk e lë t’i qaset.
Sikur historia të bëhej me nëse, ndoshta kishte për të qenë një nga presidentët më të mirë që Shqipëria ka pasur. Ose do ta shpërdoronte, ashtu siç kishte bërë edhe në të kaluarën me raste që fati ia kishte sjellë me kursim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)