Shkodër, studenti 20-vjeçar plagos me thikë rojen e konviktit
SHKODËR- Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një student 20-vjeçar. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme në konviktin e shkollës së mesme pyjore në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Shkodrës.
Sipas policisë, 50 -vjeçari Agim Doci roje në konviktin e shkollës së mesme ishte ngarkuar nga drejtoria për të kryer disa punime në bravat e dyerve të konviktit.
Në punë e sipër, ai është konfliktuar në rrethana ende të paqarta me njërin nga studentët që ndodheshin aty 20- vjeçarin Shkëlzen Mërturi nga Tropoja.
Sherri ka degjeneruar në grushta e më pas në përdorimin e thikës nga 20-vjeçari, i cili e ka qëlluar 50-vjeçarin Doci disa herë me thikë në bark dhe kraharor. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rënde në Spitalin e Shkodrës, ndërsa po punohet për arrestimin e të riut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vodhi çantën me para të mësueses, arrestohet adoleshenti