Nano pas takimit me Ramën: Do zgjidhim sfidën presidenciale
TIRANE-Pas takimit me Ilir Metën, Fatos Nano, i vetëkandiduari për President të Shqipërise ashtu sic paralajmëroi takoi dhe kreun e PS, Edi Rama.
Takimi nisi sot në orën 11:00 tek selia e Partisë Socialiste, ku Nano ka munguar që prej kohëve kur e drejtonte këtë parti. Pas 2 orësh bisedime me dyer të mbyllura në selinë rozë me Edi Ramën, Nano në orën 13:00 në një prononcim për mediat theksoi se do vijojë konsultimet për zgjidhjen e asaj që ai e quajti, sfida presidenciale.
“Gjendja e konsultimeve me aktorët kryesore politikë në vend për të folur nga afër, jo vetëm për platformën dhe ofertën që kam paraqitur publikisht për një zgjidhje të sfidës presidencial në për puthje me kërkesat e vendit, atdheut, 100 vjetorit të pavarësisë, vecanërisht në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet për detyrën e Shqipërisë. Unë vlerësoj dhe mirëkuptimin në zhvillim dhe me PS, sic konstatova dhe më z Meta dhe vlerësoj faktin që nga një proces që do të vazhdojë është e dobishme që të vlerësohet roli i PS si forca kryesore e opozitës në përballimin pme pozitivitet në detyrat e integrimit”.
I pyetur se cfarë rezultati apo përgjgije mori nga ky takim i sotëm me Ramën, Nano tha “Unë ju ftoj të bëni durimin e nevojshmë për të kuptuar se ky produkt nuk mund të jetë ende në xhepin e askujt në rast se nuk i shërben askujt dhe një klime politike të vendit që do të bënte të arrinte në disa raunde votimi”.
Më tej, Nano theksoi se ai dhe krerët politikë do impenjohen deri në zgjidhjen e sfidës presidenciale.
“Unë , kreu i PS, kreu i LSI dhe kryeministri Berisha si dhe krerë të tjerë të politikës do të vazhdojmë të mbështesim me impenjim zgjidhjen e sfidës presidenciale në përputhje me kërkesat për integrim”.
Para disa ditësh në një emision, Nano u veteofrua te kandidohet për President të Shqipërisë.
PS-ja nuk ka ende një kandidat të saj në zgjedhjet për presidentit, ndërsa votën pro apo kundër Nanos pritet ta përcaktojë takimi i sotëm mes kreut aktual të selisë rozë dhe ish-liderit historik të saj.
Një takim të mëparshëm Nano pati dhe me kreun e qeverisë, Sali Berisha por zyrtarisht u konfirmua se nuk u bisedua për cështjen e Presidentit, si dhe një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu.
Nano ka njoftuar se do të kryejë takime dhe me kryetarë të tjerë të partive në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)