E Diel, 1 Nëntor 2026

“Burrat arabë i urrejnë gratë”, shkrimi i guximshëm i gazetares egjiptiane

EGJIPT - Mona ElTahawy është një gazetare egjiptiano-amerikane e cila njihet për mbrojtjen e të drejtave të femrave në botë. Pak muaj më parë ajo u arrestua në sheshin e Kajros në Egjipt, u rrah barbarisht nga policia dhe u ngacmua seksualisht.

Në një artikull të publikuar në revistën amerikane “Foreign Policy” ajo publikoi një artikull të guximshëm, të titulluar “Përse na urrejnë”, i cili shkaktoi debate të forta në të gjithë botën.
Në shkrim Mona përpiqet të bindë lexuesit se veçanërisht burrat arabë i urrejnë, keqtrajtojnë dhe i dhunojnë gratë.

“Mjaft u shtirëm, duhet ta quajmë urrejtje atë që është urrejtje. Në të kundërt do të forcojmë sterotipet më të këqija në shoqërinë tonë. Flas në emër të të gjitha grave arabe.”- shkruan gazetarja.

Shkrimi është vendosur në kopertinën e revistës, i shoqëruar me fotografinë e një modeleje të zhveshur, e lyer tërësisht me bojë të zezë, përveç syve.

Debatet janë përhapur me shpejtësi në blogun zyrtar të revistës “Foreign Polic”, dhe në rrjetet sociale ku nuk mungojnë kritikat dhe përgënjeshtrimet nga femrat arabe për atë që shkruhet në artikull.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›