E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia një 27-vjeçar, i akuzuar për tentativë vrasje

TIRANE – Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është ekstraduar nga Greqia. 
“Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme, rreth orës 15.30, u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Ylli Meçaj.”- bëri të ditur policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“ për 27-vjeçarin Ervis Meçaj, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

27-vjeçari akuzohet pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, më datë 13.12.2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin Sajmir Y.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën më 28.08.2011, në Athinë, Greqi, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›