Ligjet miratojnë me konsensus Gjykaten Administrative
Tiranë- Projekt/ligji për Gjykaten Adminsitrative ka kaluar me konsensus mes paleve sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Kreu i Komisionit të Ligjëve Ilir Rusmailji duke vlerësuar punën e bërë për këtë pr/ligj falenderoi relatorin e pr/ligjit Armando Subashin. Ky i fundit në një prononcim për mediat tha se procesi u shoqerua nga një mirëkuptim absolut mes palëve duke nënvizuar se pr/ligji i sotëm ka përmisime të dukshme.
‘Me të ciëlt gjetëm një mirëëkuptim maksimal dhe absolut, dhe kanë qënë të gatshëm të pranojnë të gjithë propozimet për të përsimuar draftin paraprak me të cilin nisem punën para rreth 1 muaji e gjysëm. Ligji që miratuam sot në tërësinë e vet sjell përmisime të dukshme dhe të ndjeshme në krahasim me draftin paraprak. Jo vetëm në numrin e konsiderueshëm të neneve që janë shtuar por edhe ndryshimet konkrete’- tha Subashi.
I cili ka shtuar se pjesa tjetër e kritikës do t’i takojë komunitetit të gjyqtarëve që do të punojnë në terren. ‘Por besoj dhe shpresoj se bëmë gjënë më të mirë të mundshme për administrativen’- tha ai.
Ndër të tjera Subashi shpjegoi procesin e sotëm të miratimit të pr/ligjit nga Komisioni Kuvendor i Ligjeve, duke dhënë edhe detaje për organizimin e Administratives dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve.
‘Sot kaloi në terësi pas miratimit të nenit 4 dhe 5 që kishet të bënte me organizimin dhe kriteret e gjyqtarëve. Nga ç’miratuam dhe sot është konceptuar në tre nivele, shkalla e parë me 6 gjykata rrethesh, 1 Apel dhe 1 Kolegj të veçantë në Gjykatën e Lartë. Beosj se kemi kënaqur grupet e interesit, biznesit shoqatat e gjyqtarëve etj. Kemi parashikuar që veç këtyre gjashtë gjykatave për të qënë afër publikut dhe për të reduktuar kostot proceduriale në raste të veçantëmos të jenë palet ato që do shkojnë tek gjykata por do të jetë gjykata që do të afrohet tek palet dhe publiku për të dhënë drejtësinë administrative’- tha Subashi.
Duke shpejguar:’ Ne gjatë gjithë diskutimit ramë dakort se Kolegji admistrativ i Gjykatës së Larrtë duhet të jetë i posaçëm dhe gjyqtarët do jenë të specializuar dhe do të shqyrtojnë vetëm çështje administrative. Do marrë fund që një gjyqtar 2 vjet punon me penale e dy vjet civile etj. Jam shumë i kenaqur që ndoshta për herë të parë në drejtësinë tonë u parashikua kriteri bazë, do të jetë kriteri i testimit, të gjithë kandidët përparsa se të marrin emërinin nga KLD dhe Presidenti do të bëjnë një test…’- tha Subashi.
Gjykata Administrative, e ashtuquajtur Gjykata e Biznesit i shërben jo vetëm këtij të fundit pro edhe çdo qytetari për të zgjidhur konfliktet me shtetin, pr/ligji pritet të votohet të enjten tjetër në Kuvend.
/IDEA/