Nano, platforma per te konkurruar klasen politike Rozeta Rapushi
Ish lideri socialist, Fatos Nano, premtoi dje se rikthimi ne jeten politike nepermjet "Levizjes Nano per Fitoren e Socialisteve", do te sjelle shume shpejt nisma dhe platforma politike konkrete. Duke akuzuar si opoziten edhe qeverine, si te papergjegjshme per realizimin e reformave qe do te sillnin marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Nano deklaroi se eshte i vendosur ta konkurroje kete klase politike, te cilen e quajti deshtake. "Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve, e denoncon deshtimin e kryetarokrateve ne koalicionin qeverises dhe te atyre ne opozite per t'i dhene Shqiperise Statusin Evropian. Ndaj, shpreh vendosshmerine per ta konkurruar kete klase politike deshtake dhe per ta ndryshuar kete kulture, mendesi e sjellje te gabuar, demtuese dhe ndeshkuese per shqiptaret", - reagoi dje Nano nepermjet kesaj Levizjeje. Ne deklarate thuhet gjithashtu se Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve, shpreh vendosshmerine per te qene ne krye te te gjitha reformave e sfidave politike per ta bere integrimin evropian te Shqiperise nje realitet te prekshem dhe te arritur me dinjitet. Per Nanon, forcat e medha politike, po shperfillin permbushjen e 12 kritereve te Bashkimit Evropian per te bere te mundur qe vendi te hyje ne Bashkimin Evropian. Po keshtu, Nano vlereson se klima politike ne Shqiperi mbetet ende e helmatisur nga retorikat boshe dhe zgjidhjet politike qe burojne nga perllogaritje meskine dhe te ngushta te interesave partiake e te grupeve brenda partive apo koalicionit qeverises. "Shqiperise i nevojiten reforma te thella ne drejtesi, ne administraten publike, ne luften kunder korrupsionit, ne krijimin e te gjitha kushteve per nje qeverisje te paster, transparente dhe llogaridhenese. Qeveria se bashku me opoziten duhet te permbyllin domosdoshmerish brenda afatit dhe me pergjegjshmeri te larte, reformen parlamentare dhe reformen elektorale ne menyre qe ne vitin 2013 te kemi me ne fund zgjedhje te lira, te ndershme, te pakontestuara dhe te perputhura me standardet me te mira evropiane. "Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve, inkurajon te gjithe aktoret dhe faktoret politike ne vend qe ta ngrene axhenden e integrimit evropian te Shqiperise permbi cdo kalkulim, retorike apo interes te ngushte partiak apo vetjak. Shqiperia eshte e te gjitheve, prandaj roli i qeverise per axhenden e integrimit duhet permbushur me pergjegjshmeri e llogaridhenie para qytetareve shqiptare dhe ne te miren e tyre", - vijon reagimi i Nanos. Ne deklarate behet e qarte, se kjo levizje ka nje vizion dhe angazhim te forte per te ndertuar klimen dhe kulturen e duhur politike dhe institucionale dhe ndihmon ne perparimin e axhendes se integrimit evropian te Shqiperise. Ndaj, Nano premtoi se kjo nisme do te shnderrohet ne nje burim nismash dhe platformash politike te cilat do te kerkojne bashkepunimin dhe bashkerendimin e gjithe shoqerise shqiptare, te te gjithe aktoreve e faktoreve politike e civile, vendimmarres apo ndikues ne vendimmarrje. "Ne kete 100 vjetor te Shtetit Shqiptar, te gjithe kerkohet te ndergjegjesohemi se qeveria dhe opozita jane jo instrumente te kryetareve apo klaneve politike nderluftues per interesa partiake apo vetjake, por jane instrumente te qytetareve shqiptare per ta bere vendin tone nje vend te denje evropian", - vijoi Nano.