E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përplas makinën me një shtyllë në mes të shkretëtirës

NJU MEKSIKO- Policët amerikanë mbetën pa fjalë kur një grua arriti të përplasë makinën e saj me një shtylle elektrike, në mes të një shkretëtire të pamasë. 

Duke ngarë makinën në Rio Rancho, pranë Nju Meksikos, ''ekspertja'' ka arritur të godasë pikërisht një shtyllë elektrike, edhe pse rreth e qark kishte hapësira të pamata për të ndalur makinën e saj.

Automjeti është dëmtuar, po ashtu edhe shtylla, ndërsa shoferja ka pësuar lëndime të lehta.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›