Nano reagon per situaten ekonomike ne vend

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve, vlerëson se vendi është duke kaluar një periudhë të vështirë ekonomike dhe sociale, pasojat e së cilës kanë krijuar rritje të papunësisë dhe varfërisë. Në një deklaratë për mediat, thuhet se përqëndrimi i pasurisë në pak individë të lidhur me qeverinë Berisha, ka rritur polarizimin social, ka thelluar varfërine dhe kërcënon jo vetëm statusin e Shqipërisë-kandidat për anëtar në BE, por dhe zhvillimet e ardhshme ekonomike, sociale dhe politike në vend. Gjithashtu Lëvizja Nano shprehet se është emergjente, në këtë situatë krize të paralajmëruar, që të mbrohen nga shteti dhe të mos ndjehen të braktisur e shpërfillur ata që po goditen më rëndë nga kriza.
Lëviza Nano, konsideron vendimet e qeverisë për rritjen e rrogave e pensioneve si vendime populiste dhe elektorale. Lëvizja Nano gjykojn se çdo strategji e përmirësimit të solidaritetit dhe mbrojtjes sociale, që nuk mbështetet tek reforma e plotë e pensioneve, tek reformimi i thellë i politikave sociale, asnjë politikë që nuk redukton informalitetin e lartë dhe rritjen abuzive të përfituesve-miq apo klientë të qeverisë Berisha nga fondet buxhetore - nuk mund të zbusë krizën.
Lëvizja e drejtuar nga lideri historik i së majtës ripërsërit se alternativa e Opozitës së Bashkuar do të jetë alternativa fituese në zgjedhjet e vitit 2013, për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të pastër, transparente dhe llogaridhënëse, për të zhvilluar strategji e reforma gjithëpërfshirëse, trasnparente, të konsultuara dhe të bashkërenduara, për ndërtimin e një Shoqërie të madhe ku edhe qytetari shqiptar është i madh dhe me dinjitet, si edhe për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë Europian me meritë.