E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqtë e Sirisë, Panariti vizitën e parë zyrtare në Francë

Tiranë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Francë, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Sirisë.

Ky takim do të zhvillohet në 6 korrik dhe është i pari aktivitet ndërkombëtar ku Panariti është ftuar të marrë pjesë në postin e ministrit të Jashtëm.

Shqipëria është vend anëtar i Grupit të Miqve të Popullit Sirian që nga muaji shkurt 2012. Ky takim në Paris zhvillohet në kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius dhe do të mbledhë së bashku rreth 100 përfaqësues të qeverive të ndryshme të botës.

Përpara nisjes Panariti zhvilloi një takim me ambasadoren e Francës në vendin tonë Christine Moro. Sipas zyrës së shtypit të MPJ- së, Moro ka uruar ministrin për detyrën e re, ndërsa Panariti e ka falenderuar për ndihmën që Franca po i jep vendit tonë.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›