E Diel, 1 Nëntor 2026

Amfiteatri i Durresit, nis nje fushate te re studimesh dhe certifikimi

Gjendja e Amfiteatrit te Durresit nuk eshte e favorshme, per kete arsye sot rifillon puna ne lidhje me studimin, certifikimin dhe mirembajtjen ne zonen jugore te amfiteatrit, ku germimet e viteve te fundit kane nxjerre ne pah faza te rendesishem post-antike te Amfiteatrit dhe struktura te monumentit te madh romak. Sipas njoftimit te Institutit Italian te Kultures, "Arkeologet dhe arkitektet e Universitetit te Chieti-Pescara-s, te Institutit te Monumenteve te Kultures, si dhe Institutit Arkeologjik ne Tirane do te kompletoje dokumentacionin e gjere te mbledhur gjate viteve mbi strukturat e nxjerra ne drite dhe mbi materialet e gjetura, si dhe do te punojne per publikimin perfundimtar shkencore te materialit, i cili eshte pothuajse gati dhe i planifikuar per botim brenda ketij viti". Gjithashtu do te kthehen edhe arkitektet e Universitetit te Parmes, te cilet ne vitet 2005 dhe 2007 kane kryer matjet e pjeseve te brendshme te amfiteatrit, ne kuader te nje projekti nderkombetar, duke i prezantuar dhe vleresuar per persosmerine e tyre ne shume forume nderkombetare si ne Varshave, Strasburg, Tokio dhe kete vit do te kontrollojne dokumentacionin me ndihmen e instrumenteve te reja te sofistikuara lazeri, shume te sakte ne perpikerine e tyre milimetrike. Ekipe te ndryshme arkeometristesh (arkeozologesh, paleobotanikesh, geofizikante dhe antopologe) do te vijne gjate dy fushatash studimi, nje e parashikuar per ne qershor-korrik dhe nje tjeter ne muajin shtator. Paraprakisht do te behet nje pastrim i pergjithshem i zones se germimit, per t'u ofruar nje pamje te denje turisteve dhe qytetareve, duke nderhyre me kontrollet e nevojshme dhe konsolidime sipas programit te mirembajtjes dhe restaurimit te krijuar nga Universiteti i Chieti Pescara-s, si dhe nga Instituti i Monumenteve te Kultures, si pjese e marreveshjes se bashkepunimit shkencor te nenshkruar ne vitin 2010 midis dy institucioneve. Do te plotesohen gjithashtu dhe skicat e materialeve arkeologjike, te depozituara prane Muzeut te Durresit, te cilat do te rirenditen pasi kane pesuar ndryshime per shkak te punimeve te vazhdueshme. Materialet metalike te gjetura gjate dy viteve te fundit jane restauruar nga ekipi prestigjioz i Parc Archéologique Européen de Bliesbruck- Reinheim (Mosella-France). Fushata e studimit, dokumentacionit dhe restaurimit financohet nga Universiteti i Chieti Pescara-s dhe nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane, si nje projekt pilot, ne bashkepunim me MTKRS, Institutin e Monumenteve te Kultures dhe Institutin e Studimeve Arkeologjike- Qendren e studimeve Albanologjike. Kjo eshte nje nderhyrje e vogel ne zonen e germimeve italo-shqiptare 2004-2010, ne pritje te projektit te madh te restaurimit dhe zgjerimin te monumentit, qe te gjithe shpresojme te kthehet sa me shpejt ne lavdine e meparshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›