Nano themelues i te majtes moderne
Sekretari i pergjithshem i LSI Luan Rama ka bere prezente para medias te gjitha levizjet e partise ne te cilen ai eshte pjese gjate ketij sezoni politik nderkohe qe nuk i eshte shmangur interesimit te gazetareve dhe per ceshtje konkrete te politikes. Teksa eshte shprehur se deputeti Tavo ka zgjedhur te jete nje socialist evropian Rama nuk ka munguar te shprehe vleresime maksimale per ish-kryetarin socialist Nano si dhe per bashkepunimin me partine me te madhe ne pushtet PD per zgjedhjet vendore.
Z. Rama a do ti bashkohet Vangjel Tavo LSI-se
Nuk eshte e rastit qe vemendja juaj eshte e fokusuar tek z. Tavo i cili per mua eshte nje mik i vecante me te cilin njihem prej gati 20 vitesh e kemi qene kontributore qe ne themelimin e PS-se dhe vazhdim. Ajo cka mund te them une sot eshte padyshim konsiderata dhe respekti i vecante qe kam per te si nje njeri me integritet politik te spikatur si nj prej perfaqesuesve socialiste ne pushtetin legjislativ nga me te votuarit dhe pa dyshim si nje prej socialisteve nga me te mbeshteturit ne bazen e PS-se por dhe me gjere ne elektoratin qe e voton. Cdo veprim politik i tij eshte ekskluzivisht produkt i integritetit te tij ne vendimmarrje dhe nga kjo pikepamje une e konsideroj levizjen e tij shenje te ketij integriteti dhe natyrisht respekt qe ai shfaq per te gjithe socialistet qe e mbeshtesin ate. Une nuk dua te bej asnje prognoze dhe as qe te hamendesoj se cfare do te beje z.Tavo por di te them se e vleresoj maksimalisht faktin qe ai ka deklaruar se eshte dhe mbetet nje socialist nje socialist evropian qe ka ende kontribute per te dhene per te majten evropiane ne Shqiperi kontribute per shkak te perfaqesimit qe ka ne Kuvendin e Shqiperise dhe cdo gje tjeter perballe kesaj qe eshte me e madhe per mua nuk ka vend per tu konsideruar me shume.
A eshte e vertete qe ju i keni kerkuar PD-se qe te terheqe kandidaturen e shumeperfolur per bashkine e Tiranes Lulezim Bashen sepse ju doni te vendosni Monika Kryemadhin
Jo nuk eshte e vertete. Absolutisht nuk ka asgje te vertete sepse me PD-ne ne nuk jemi ne fazen e diskutimit te emrave qe do te kandidojne per bashkine e Tiranes. Eshte e rendesishem qe bashkepunimi me qeverine e koalicionit te integrimit PD-LSI eshte bashkepunim solid dhe korrekt. Qendrimet mbi principe te rendesishme qe kane te bejne me integrimin evropian te vendit bashkohen mbi nje marreveshje shuam serioze te nenshkruar qe me themelimin e kesaj qeverie apo te koalicionit qe ka prodhuar kete qeveri dhe qe sa vjen e shfaqet gjithnje e me shume me respektin reciprok te paleve per ta respektuar me rigorozitet kete marreveshje dhe natyrisht perballe ketij soliditeti dhe qendrueshmerise qe ka ky koalicion te gjitha zgjidhjet e tjera do te vijne natyrshem dhe ne nje proces te hapur bashkepunimi dhe luajaliteti duke ofruar kandidaturat me te mira qe cojne tek fitorja e flamurit te partise por tek fitorja e qytetareve te Tiranes ne rastin konkret por dhe me gjere pastaj tek fitorja e koalicionit te integrimit evropian.
Kjo do te thote qe do te dilni me kandidate te perbashket apo secili do te kete kandidatet e saj per bashkite
Kjo do te thote ate qe thashe. Bashkepunimi korrekt funksionimi i qendrueshem dhe soliditeti i qeverisjes krijon mundesi per te gjetur padyshim emra fituesish emra dinjitoze dhe qe te ofrojne platforma fituese per tere sfiden elektorale dhe politike te radhes.
A eshte e vertete qe largimi i deputetit Tavo i cili pritet ti bashkengjitet LSI-se eshte iniciuar nga Fatos Nano
Fatos Nano lideri historik i PS-se dhe i te majtes evropiane shqiptare jo vetem ne vleresimin tim por dhe ne vleresimin e te tjereve mbetet pa dyshim kontributori me i rendesishem per gjithcka ka ndodhur ne te majten shqiptare. Une nuk mund te flas ketu per gjerat qe kane te bejne me qendrimet dhe hipotezat mbi qendrimet e mundshme te z.Tavo i cili eshte njeri prej bashkethemeluesve te PS-se me kryethemeluesin PS-se Fatos Nano mund te them qe angazhimet e kontributet e tij jane gjithnje dobiprurese dhe produktive te cilat i kane tejkaluar ne te gjitha raste ku ai eshte shfaqur me pergjegjesite e nje lideri politik interesat parciale apo te grupeve. Si lider historik me ate lidhje te pakontestueshme dhe shumefunksionale qe ai ka me gjithe te majten ne Shqiperi une shpresoj dhe besoj qe z. Nano do te dije te beje gjithnje me te miren e mundshme per te majten evropiane shqiptare dhe per cfare ka nevoje per kontributet e tij ne te mire te tere procesit te integrimit evropian te Shqiperise.
Me gjithe keto vleresime per z. Nano mos do ta ftoni dhe ate ne LSI
Vleresimet e mia nuk kane asnje gje hiperbolike jane thjesht nje qendrim i imi per gjithcka me lidh mua me PS-ne dhe nuk jane pak por jane nje jete e tere dhe per gjithcka qe ka bere z. Nano per PS qe gjithashtu nuk eshte pak dhe cdo konsiderate eshte konsiderate e imja dhe ju keni te drejten e plote ta merrni ate me gjithe seriozitetin. Askush nuk e konteston rolin e z. Nano ne kreun e PS rolin e vecante te z.Nano per modernizimin e te majtes shqiptare dhe gjithcka tjeter ai ben ne kete funksion padyshim eshte kontribut qe meriton respekt dhe hapesirat e nevojshme qe ky kontribut te jete gjithmone energji pozitive per te miren e se majtes ne Shqiperi dhe te vendit.
Cili eshte kontributi qe po jep LSI per riformatimin e kodit zgjedhor kur dihet se vetem 8 muaj na ndajne nga zgjedhjet dhe per momentin duket sikur kjo eshte harruar si ceshtje
Ne kemi insistuar insistojme dhe vazhdojme ti ftojme faktoret e rendesishem politike te vendit por edhe te gjithe faktoret qe kane kontribute pozitive qe te behen pjese e ketij procesi me qellim qe Shqiperia te mberrije tek standarde te pakontestueshme zgjedhjesh pavaresisht cili dot jete rezultati dhe cili do te jete fituesi. Nese ka mungese vullneti nga lidershipi i PS-se per te qene pjese e ketij procesi kjo nuk na pengon ne qe te vazhdojme te shpresojme madje dhe ta ftojme dhe PS-ne te behet pjese e kesaj sfide jo vetem per te reflektuar propozimet sugjerimet apo verejtjet serioze te bera nga OSBE-ODIHR por ajo qe eshte dhe me e rendesishme te reflektoje ndjeshmerine qytetare te votuesve qytetare te cilet kerkojne qe askush te mos i perdore me zgjedhjet per te krijuar alibi te deshtuara per te mos njohur verditkin qe japin zgjedhesit. Ne kemi nje draft po punojme me specialistet tane po punojme dhe me shume prej fushatave qe kane objekt te punes se tyre procesin zgjedhor dhe presim qe ne kete linje pergjegjesie te vijne dhe te tjeret.