E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Ne 97 u dogjen arkivat e gjykatave sot po dixhitalizohen

Tirane-Shqiperia nuk eshte me ajo e nje dekade me pare kur institucionet digjeshin ne flake dhe dokumentacioni i tyre behej shkrumb e hi. Keshtu deklaroi zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu gjate ceremonise se inaugurimit te Qendres se Dokumentacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne vitin 1997 u dogjen arkivat e gjykatave ndersa sot ato po dixhitalizohen tha ne fjalen e tij Spahiu.
Disa prej gjykatave dhe arkivat e tyre si Shkodra Saranda Tepelena etj digjeshin nga anarkia duke mos lene asnje gjurme te veprimtarise funksionimit apo vendimeve gjyqesore te lidhura ngushte me te drejtat kushtetuese te qytetareve dhe publikut. Sot po kalojme nga nje sistem primitiv ne nje sistem elektronik ku informacioni juridik eshte nje dritare e hapur e pushtetit gjyqesor deklaroi Spahiu. Gjate ceremonise se inagurimit te dixhitalizimit te arkivit te KLD-se kreret e ketij institucioni Presidenti Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu thane se tani eshte koha qe publiku te verifikoje transparencen ne gjyqesor. Gjate fjales se tij Presidenti Topi tha se sot realizohet hapi i pare per transparencen dhe kjo transparence vlen jo thjesht per ate qe i jepet publikut por edhe per vete gjyqtaret te cilet sot e tutje do te jene shume me te pergjegjshem edhe per te gjykuar edhe per te dhene vendimin. Dixhitalizimi i arkives se KLD-se u be i mundur ne saje te projektit Mbeshtetje ne forcimin e Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi te Agjencise Spanjolle te Bashkepunimit Nderkombetar per Zhvillim.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›