E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Ju falenderoj! Te gjithe ju therrasin "Kavalier" si titulli me i larte dhe fisnik per Kryetarin e Qeverise Berluskoni. Personalisht, si lider i mazhorances politike te Qeverise shqiptare ne

Nano:
Ju falenderoj! Te gjithe ju therrasin "Kavalier" si titulli me i larte dhe fisnik per Kryetarin e Qeverise Berluskoni.

Personalisht, si lider i mazhorances politike te Qeverise shqiptare ne 5 vjet radhazi, sic e tha edhe z.Berluskoni, mes dy vendeve ekzistojne marredhenie te shkelqyera. Keto marredhenie, duhet thene se, jane pjekur e permiresuar keto 10 vite, vecanerisht 3-4 vitet e fundit. Kjo gje reflektohet ne shoqerine shqiptare, ekonomine, ne nderhyrje thelbesore te operatoreve te Qeverise e shoqerise italiane, ne te gjithe sektoret e zhvillimit. Kam patur kenaqesine e madhe te marr sigurine per impenjim te metejshem te Qeverise italiane dhe zotit Berluskoni per te forcuar prezencen dhe impenjimin ndaj Shqiperise, e cila ndodhet ne procesin e negociatave per stabilizim - asociim ne BE dhe, me kete rast, Italia luan rolin e avokatit per Shqiperine. Mendojme se e meritojme. Po punojme per strukturimin e nje plani integrimi te dy sistemeve ekonomike, energjetike, ne shkembimin e lire mes dy civilizimeve dhe qytetareve te dy vendeve ne nje koncept bilateral, rajonal e global.

Eshte firmosur se fundmi protokolli i Koridorit te 8-te qe lidh Europen Perendimore dhe pikerisht Italine me Shqiperine dhe tregun e madh ballkanik e transkaukazian. E thene ndryshe Bari e Durresi behen portat e ketij Koridori te madh tregtar mes dy pjeseve te tregut global. Dhe mund te kuptojme se si te perdorim me mire financimet, programet dhe iniciativat e bashkepunimit mes dy vendeve.

Berluskoni:
Patem kenaqesine dhe nderin per te pritur ketu Kryeministrin shqiptar.
Eshte vizita e pare e tij nderkombetare ne nje vend mik si Italia. E shohim Shqiperine si nje vend afer me ne, jo vetem gjeografikisht, por edhe historikisht e miqesisht. Eshte nje vend me te cilin ne bashkepunojme prej kohesh. Ka me shume se 600 firma italiane qe zhvillojne tregtine ne Shqiperi dhe besoj se ky bashkepunim do te jete gjithnje i rendesishem ne te mire te dy vendeve. Me Kryeministrin shqiptar, diskutuam mundesite per aktivitete te perbashketa me nje rendesi te vecante per te dy vendet tona. Do te ishte mire nje prezence me e madhe ne sektorin e kreditit, bashkepunim ne sektorin e energjetik ku permendim burimet e rinovueshme si hidrocentrale, por ne vecanti ne zhvillimin e sektorit turistik atje ku dhe mundesia jone eshte me e madhe.

300 km vije bregdetare ku mbase eksperienca italiane mund te ndihmoje ne rritjen e potencialit turistik pa demtuar bukurite e natyres.

Diskutuam, sigurisht, per problemin e emigracionit klandestin, ceshtje qe na takon te dy vendeve. Ne kete pike Kryeministri shqipatr ka qene i prere. Nga pala shqiptare, veprimtaria e sherbimeve sekrete dhe e policise tenton ta shkaterroje teresisht kete fenomen negativ.
Zoti Nano me siguroi per vullnetin e Republikes se Shqiperise per te eleminuar kete fluks te parregullt klandestinesh, prej te cilit, te dy vendet kane patur pasoja. Une kam shprehur gatishmerine per te pritur huajt qe vijne per te punuar ne Itali, jo si klandestine, por sipas ligjit Bosi-Fini, qe u jep mundesine e qendrimit ne Itali atyre qe kane nje kontrate pune.
Kemi percaktuar edhe data konkrete. Brenda tetorit une do te shkoj ne Shqiperi me rastin e inaugurimit te dy urave te rendesishme te bashkepunimit: Itali- Shqiperi.
Ne do te ofrojme, me kete rast, asistencen tone per vijen bregdetare, ndihmen e profesionisteve tane te cilet do te mirepriten ne Shqiperi. Keshtu, perballe nje qeverie te majte, jemi ne, nje qeveri e qendres se djathte, por kjo nuk ndryshon asgje. Politikat tona jane te perbashketa me ato te qeverise shqiptare sikurse Kryeministri Nano me ka referuar. Ndaj bashkepunimi yne eshte i ngushte, miqesor e po zhvillojme me tej ato marredhine te cilat i kishim vendosur dhe me qeverite paraardhese Meta- Majko. Shpresojme qe ky bashkepunim te vazhdoje dhe me zotin Nano, si nje person qe ka njohje te sakta dhe profesionale, jo vetem te gjuhes italiane, por edhe te situatave dhe te politikes aktuale.

ALDRIN DALIPI

Zedhenes

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›