Përgjaket Josh Duhamel

Një nga aktorët më të bukur hollivudian, Josh Duhamel, është “përgjakur” në filmin e ri ,” Scenic Route “ i cili vjen së shpejti për dashamirët e filmave nga e tërë bota.
Filmi, paraqet dy miq të mirë të cilët, mbesin të bllokuar në shkretëtirë dhe shoqëria e tyre testohet në mënyra të ndryshme. Të dy, ballafaqohen me situata të vështira ku edhe lëndohen fizikisht duke u përballur me sfida të ndryshme.
Josh, për këtë rol i është dashur të prej flokët me një stil shumë më ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim dhe modeli i ri i flokëve, i ka pëlqyer më së shumti gruas së tij, këngëtares, Fergie.
“Ai paraqitet me një pamjen ‘Rock ‘n’ roll’ dhe kjo gjë mua më ka ndezur shumë”, ka thënë këngëtarja./Indeksonline/