E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Watts risjell imazhet ikonike të Lady D. (FOTO)

Share

Së shpejti në kinema do të shfaqet filmi Diana, që flet për jetën e princeshës që u shua tragjikisht në një aksident. Rolin e Lady D. do e luajë aktorja e njohur Naomi Watts, e cila është fotografuar duke rikrijuar disa nga imazhet ikonike të Lady D.

Naomi Watts është fotografuar duke risjellë një moment shumë të njohur të Lady D., kur ajo ndodhej në jahtin e Mohamed Al Fayed, së bashku me të birin e tij, Dodi-n. Po ashtu në jaht janë rikrijuar edhe momentet intime të saj me playboy-in egjiptian.

Filmi i regjisorit gjerman Oliver Hirschbiegel fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Diana-s, përpara se të shuhej në një aksident në Paris në vitin 1997. Naomi Watts thotë se ka qenë shumë nervoze sepse do i duhej të portretizonte një figurë të madhe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›