Saimir Tahiri, letër Haxhinastos për gjobën e ACR e investimet
TIRANE - Deputeti Saimir Tahiri në emër të grupit parlamentar socialist i kërkojnë ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto, llogari për gjobat e ACR-së, firmës koncesionare që punon me kromin në Bulqizë. Ata duan të dinë njëkohësisht nëse firma i ka plotësuar detyrat që i janë lënë që në kohën e ministrit Ruli për përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Shkak për këtë letër, u bë vdekja e një tjetër minatori në galeritë e minierës, vetëm pak ditë më parë.
“3 vjet më parë (dt. 09.07.2009), Ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së gjobës së ACR prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro). Në datë. 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, e cila lidhej me mospërmbushjen e detyrimeve për investime të parashikuara në Marrëveshjen Koncesionare të ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 8590, dt. 23.03.2000 dhe Ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001. Edhe pse kjo marrëveshje nuk u miratua kurrë në Parlament duke vënë në dyshim serioz ligjshmërinë e veprimeve të Ministrit Ruli, sot pas ekzaktësisht 3 vjetësh nga nënshkrimi i saj, kërkoj informacion lidhur me efektin ligjor dhe zbatimin e saj nga Kompania ACR dhe METE në lidhje me shlyerjen e gjobës së ACR ndaj shtetit”, shkruan Saimir Tahiri.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)