Mourinho lamtumirë pa Casillas

Jose Mourinho do të përshëndetet nesër me Real Madridin pa portierin Iker Casillas. Trajneri portugez ka vazhduar me qëndrimet e tij kundër portierit të famshëm spanjoll.
Në listën për ndeshjen e fundit të tij me Osasunën, Mournho nuk e ka ftuar fare Iker Casillasin.
Në këtë ndeshje nuk do të jetë në portë as Diego Lopez për shkak të një lëndimi, ndërsa Mourinho e ka ftuar portierin Adan kurse në bankën rezervë e ka ftuar të riun Jesus. /Indeksonline/