Sneijder: Më bëhet qejfi që po dështon Interi

Wesley Sneijder e ka shprehur inatin që e ka ndaj drejtuesve të Interit. Ish ylli i skuadrës italiane, ka thënë se ndihet mirë që Interi përfundoj në pozitën e nëntë këtë edicion.
"Ndihem vërtetë keq për lojtarët dhe tifozët, por nuk mërzitem aspak për disa persona të tjerë në klub që Interi përfundoi i nënti këtë sezon dhe që trajneri u largua.
Ata as që u kualifikuan në kompeticionet evropiane dhe shpresoj që kjo gjë t’i ketë bërë njerëzit në klub të mendojnë se çfarë është duke ndodhur. Kjo që po ndodh, nuk i ka hije Interit.
Disa persona u munduan të më shkatërrojnë te Interi. Po të mos kisha personalitet të fortë, tani do të isha i shkatërruar" deklaroj Sneijder./Indeksonline/