Perballja me Norvegjine per Boterorin

Ka kujdes, por ka edhe optimizëm për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Erjon Bogdani nuk e fsheh shpresën për sukses në 7 qershor, për eliminatoret e Botërorit.
Ndoshta, kjo është e fundit ndeshje në “Qemal Stafën” e vjetër.
Nuk ka frikë të flasë për fitore as Sabien Lilaj. Mesfushori shprehet se skuadra është në formë dhe ka treguar se mund të fitojë ndaj skuadrave të mëdha.
Ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi vazhdon përgatitjet në Durrës. Trajneri italian ka rritur intensitetit ditët e fundit, ndërsa është në pritje të plotësimit të skuadrës me tetë lojtarë të tjerë.