E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASHTRIMET FINANCIARE: NEN HETIM EDHE FUTBOLLI GJERMAN

Top News - Hetuesit e prokurorisë gjermane kanë kryer një aksion blic në zyrat e Federatës së futbollit në këtë vend, pas dyshimeve për kontrata ilegale me sponsorët dhe reklamat që do jenë pjesë e marrëveshjeve. Prokurorët të shoqëruar nga forcat e policisë sekuestruan dokumente të rëndësishme gjatë operacionit në Frankfurt, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ky institucion, që hodhi poshtë cdo lidhje me mashtrimet financiare.
Federata e Futbollit gjerman tha se do të shihte nëse ekzistonin bazat ligjore për këtë aksion. ‘Kam 20 vjet që punoj këtu, ndërsa të tjetër edhe më shumë. Asnjëherë nuk më kanë parë sytë një gjë të ngjashme", tha sekretari i Federatës Volfgang Niersbah.
Ai shtoi se në këtë mënyrë goditej futbolli dhe nuk kishte asnjë shpjegim për operacionin policor. ‘Është e rëndësishme të theksojmë se nuk kemi asnjë lidhje me dyshimet e hedhura për kontratë të fshehura me sponsorët", shtoi Niersbah. Të dy palët e përfshira thanë se e drejta televizive nuk përfshihej në këtë kontroll.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›