“Demat”, stërvitje me Skënderbeun

Partizani zhvilloi një ndeshje stërvitore me Skënderbeun duke fituar me formacionin e ri korcar me rezultatin e thellë 5-0. Edhe pse takimi i parë në Korcë përfundoi 1-0 për skuadrën e Renato Rrapos, askush nuk besonte në kualifikimin e "ujqërve të dëborës".
Takimi, i filluar me 15 minuta vonesë për shkak se skuadrat kishin fanella të ngjashme (mbizotëronte e kuqja), u mbyll qysh në pjesën e parë, kur Arbër Abiliaj (5'), Tefik Osmani (28') dhe Elis Bakaj (43')fiksuan shifrat 3-0 në një "Qemal Stafa" krejt të zbrazët.
45-minutëshi i dytë dhuroi edhe dy gola të tjerë për skuadrën e Hasan Likës: Elis Bakaj realizoi në të 57', ndërsa zëvendësuesi Enco Malindi firmosi rezultatin 5-0 në minutën e 89-të.
Rekordmeni i fitimit të Kupës së Shqipërisë (15 të tilla) do të përballet në cerekfinale në një sfidë shumë intriguese me kryesuesit e kampionatit, Dinamon (13-herë fituese).